Nov 202023
 

FC TIMI fitues në TURNEUN E NËNTORIT, që u mbajt më 19.11.2023, që tashmë tradicionalisht organozohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, për nder të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ishte një spektakël i madh, me muzikë e valle, si dhe me një nivel shumë të lartë sportiv, që zgjati deri në orën 19:48, ku edhe përfundoi shpërndarja e kupave, medaljeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve të tjera e të shumta!

Në këtë manifestim sportiv e kulturorë, pos të ftuarëve të tjerë, i pranishëm ishte edh epërfaqësuesi zyrtar i Ambasadës së Republikës së Kosovës, Z. Albinot Bimbashi , i cili në fjalën e rastit foli para të gjtihë sportistëve dhe para të pranishmëve.

Kulmi i turneut, ku morën pjesë 16 ekipe, me sistemin 4×4, ishte finalja, pasi ndeshja ishte pothuajse e paparë deri më tash, kur kishim rastin të shohim kthim të rezultatit disa herë gjatë ndeshjes! Në pjesën e dytë, vetëm pak minuta para përfundimit, FC TIMI (Timi Trans) arriti të vulosë fatin me dy gola epërsi! Vlenë të shtohet, se që të dy finalistët u takuan qysh gjatë ndeshjeve  kualifikuese në mes veti, pasi që ishin në të njëjtin grup, në grupin C, dhe ishin përballë edhe më parë në ndeshjen që kish mes veti!

Falënderojmë të gjithë sportistët, të gjithë pjesmarrësit, shikuesit e shumtë, vajzat, motrat e nënat që ishin së bashku me ne, falënderojmë sponsorën si dhe të gjithë aktivistët që ndihmuan në realizimin e turneut!

Fotot nga Turneu do të publikohen pas marrjes dhe përpunimit të materialit!

 

Në emër të kryeisë
ekipi për informim (A.J.)

 

 20. November 2023
Suffusion theme