futbollishqip

Mrz 032024
 

Prezantojmë kryesinë e re, kryesia 2024, e cila freskohet me anëtarë të rinjë, si dhe me ndyshime në postin e kryetarittë Ligës Shqiptare.

Listën e plotë të anëtarëve të kryesisë, si dhe postet përkatëse, i gjeni këtu!

Në takim po ashtu u shtjelluan mendime për planet dhe realizimin e tyre gjatë vitit 2024, ku priten aktivitete të ngjeshura sportive, por edhe festive, gjë që mbetet të shihet gjatë vitit!

Po ashtu lëvdatë mori edhe organizimi i Turneut Tradicional të Pavarësisë  së Kosovës, që pasqyroi edhe mendimin e shumicës së pjesëmarrësve, si dhe vlerësimin e mirë të marrë nga publiku pjesëmarrës!

Disa nga vaçantat në Turneun e Pavarësisë ishin:

  • Për herë të parë mori pjesë një ekip që erdhën nga Kosova
  • Për herë të parë kishim lojtare femër (ekipi Luani Bau)
  • Për herë të parë ekipet kishin përforcime me lojtarë të ardhur nga Kosova
  • Për herë të parë tribunat ishin përplot me publikë deri në finale
  • Për herë të parë u nderua me shpërblim një futbolliste në aktivitetet sportive

Urojmë të kemi suksese edhe në aktivitetet e radhës, ku ju njoftojmë me kohë!

Në emër të kryesisë!
Ekipi për informim (A.J.)

 

 3. März 2024
Mrz 032024
 

Sot, në Vjenë, mbahet takimi i kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

Në rend të ditës janë përmbledhja e mbarëvajtjes së suksesit të Turneut të Pavarësisë së Kosovës, që u organizohet tradicionalisht nga Liga Shqiptare, planifikimet vjetore dhe organizative, si dhe zgjedhja e kryesisë së re, sipas afatit të caktuar në takimet e kaluara.

Detajet i publikojmë pas takimit!

Nëe emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 

 3. März 2024
Feb 192024
 

Turneu i sivjetëm, që tashmë tradicionalisht organizohet nga Liga Shqiptre e Futbollit në Austri, për nder të Pavarësisë së Kosovës, kësaj radhe shënoi befasi të shumëfishta, jo vetëm për nga sukseset, por edhe për nga pjesëmarrjet!

Për deri sa kishte 16 ekipe pjesëmarrëse, mbi dhjetë ekipe të tjera ishin të flakta për pjesëmarrje, por pasi vetëm brenda nëntë (9) ditësh u përmbush numri i paraparë i ekipeve, të tjerëve u mbetet rast në aktivitetet tjera sportive.

I falënderojmë të gjithë sportistët, aktivistët, mysafirët, shikuesit, Ambasadën e Republikës së Kosovës, si dhe sportistët nga Kosova, që përveç një ekipi që erdhi, kishte edhe disa lojtarë nëpër ekipe të tjera!

Në grupin e më të mirëve arritën këto ekipe, duke shënuar rezultatet si në vijim:

Vendi i parë: Sv Albania
Vendi i dytë: Kingsman Barbershop
Vendi i tretë: BOMBER (ekipi që erdhi enkas nga Kosova)
Vendi i katërt: Sanxhaku

Ekipi Fair Play: Luani Bau

Disa fotografi të pjesëmarrësve – radhitja në mënyrë automatike, pa përzgjedhje!

 

…. faqja është në aktualizim….
…. materiali tjetër në përpunim….

Urime të gjithëve!

Në emër të kryesisë
Ekipi për Iinformim (A.J.)

 

 19. Februar 2024
Feb 172024
 

Kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, me rastin e 16-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, uron të gjithë kosovarët, dhe të gjithë kombin tonë, për këtë ditë të rëndësishme!

Për këtë rast, më 18.02.2024, në Vjenë, do të mbahet TURNEU TRADICIONAL I PAVARËSISË!

Shpresojmë në përmbushjen e ëndrrave dhe dëshirave tona!

 

RIKUJTOJMË

Më 18.02.2024, në Vjenë, mbahet „Turneu TRADICIONAL i Pavarësisë“ në FUTBOLL

Turneu Tradicional në futboll, që të organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri për nder të përvjertorit të Pavarësisë së Kosovës, është caktuar të mbahet më 18.02.2024, në Vjenë, në SCHULSCHIFF (DONAUINSELPLATZ 1210 WIEN – GRG 21 Bertha von Suttner – Schulschiff)!

Ndeshjet e para pritet të fillojnë në orën 10:00, prandaj lusim të gjithë pjesëmarrësit, që të jenë rreth orës 9:30 në sallën ku do të mbahet turneu!

Përfaqësuesit e ekipeve DUHET të jenë në orën 9:30!

Ju urojmë suksese në gara dhe lojë fair play!

Përshkrimi i rrugës, PARKINGU për AUTOMJETE dhe SALLA E TURNIRIT, janë në google maps!

AUTO (PKW) PARKING / NAVIGATION: klick

TURNEU – SALLA  (google maps)

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 

 17. Februar 2024
Feb 032024
 

Për një kohë tepër të shkurtër, për vetm nëntë (9) ditë, përmbushet numri i ekipeve pjesëmarrëse në TURNEUN TRADICIONAL TË PAVARËSISË, që organizohet tash e sa vjet nga Liga Shqoptare e Futbollit në Austri.

Përmbushja nënkupton se të gjitha ekipet, që nga interesimi, paraqitja, si dhe kryerja e plotë e të gjitha obligimeve dhe pagesave për pjesëmarrje, për afat tepër të shkurtër kohor, brenda vetëm nëntë (9) ditësh, kanë siguruar vendin në listënn përfundimtare të pjesëmarrësve në Turneu Tradicional, që organizohet për nder të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Falënderojmë të gjtiha ekipet që do të marrin pjesë, duke iu dëshiruar suksese dhe lojë fair-play!

Ekipet e interesuara, të cilat nuk arritën të marrin pjesë, u urojmë fat në organizimet tona të tjera!
Në Ligën Shqiptare vlenë rregullorja, që „Kush vjen dhe kryen obligimet i pari, e siguron vendin!“, rregull kjo tashmë e njohur nga shumica në diasporën tonë!

Sponsorën, e deritashëm në Turneun Trandicional të Pavarësisë së Kosovës, deri më tash janë:

  • Luani Bau
  • Timi Trans
  • Rechtsanwalt MUSLIU
  • Bici Reisen

e që i falënderojmë secilin për mbështetje dhe respekt që kanë dhe tregojnë ndaj aktiviteteve dhe ndaj Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri! Kontributi i të gjithëve mbahet në mend!

Detajet tjera publikohen së shpejti!

SHPRESAT E REJA (2017)
Foto nga arkivi i Ligës Shqiptare

Shumë suksese uron
Ekipi për informim (A.J.)

 

 

 

 3. Februar 2024
Suffusion theme