Analizohen aktivitetet e deritanishme të klubit shqiptar të shahut Arberia në Vjenë Vjenë, 31 janar 2014: -Në ambientet e lokalit ‘‘Cafe Timi’’ u zhvillua takimi i radhes i kryesisë, lojtarëve dhe mbështetësve të klubit të shahut ‘‘Arbëria’’. Pikat e rendit të ditës ishin si vijon: 1. Analizë e performancës së klubit tonë në pjesën e parë të kampionatit (pas 5 meçeve të zhvilluara); 2. Përgaditjet për pjesën perfundimtare të kampionatit (do të zhvillohen edhe dy meçe); 3. Të ndryshme. Konkluzione: 1. Analizë e performancës së klubit tonë në pjesën e parë të kampionatit (pas 5 meçeve të zhvilluara) Pjesemarrësit ndanë mendimin se debutimi i klubit ’’Arbëria’’ në ligën e dytë të shahut të landit të Vjenës ka qenë i suksesshëm duke marrë për bazë faktin se janë arritur 5 fitore nga po aq takime, ndërsa momentalisht klubi gjendet në vendin e parë në tabelën e klasifikimit me 21, 5 pikë. Kontaktet me federatën e shahut të Vjenës kanë qenë të vazhdueshme dhe korrekte, si dhe është bërë administrimi permanent i faqes zyrtare të klubit në platformat sociale elektronike. 2. Përgaditjet për pjesën perfundimtare të kampionatit (do të zhvillohen edhe dy meçe) Deri në fund të kampionatit kanë mbetur të zhvillohen edhe dy meçe, me 15 shkurt dhe 1 mars 2014. Klubit tashmë i është bashkangjitur edhe një shahist. Ai është Shpëtim Bujupi. Në rast të kalimit në një rang më të lartë mendohet që të krijohet edhe klubi i dytë me të njëjtin emër. 3. Të ndryshme
|
Feb 032014
3. Februar 2014