Sep 222018
 

 

Foto e kupës përcjellëse – KAMPIONI 2017 „FC TIMI“

 

KUPA PËRCJELLËSE dorëzohet nesër, më 23.09.2018!

KAMPIONI i viteve 2017 dhe 2015, FC TIMI, dorëzon nesër, kupën përcjellëse të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, te KAMPIONI i ardhshëm i vitit 2018, i cili do të vendosët NESËR, më 23.09.2018, në njërën nda derbit e radhës !

Ju mirëpresim dhe rikujtojmë informatat e vendmbajtjes së përfundimit të kampionatit të sivjem!

  • më datën 23.09.2018
  • NË VJENË, në kryeqytetin e Austrisë
  • në Becirkun e 21-të (Bez. 21 // A-1210 Wien)
  • në adresën Jedlersdorferplatz 25!

Lusim ekipet garuese të paraqitën në fushë në orën 9:30!
Kryesia dhe ekipet punuese luten të paraqiten qysh në orën 9:00!
Ndeshjet e para fillojnë në orën 10:00!
Shpërblimet dhe Manifestimi kulturor pritet të fillojë pas përfundimit të ndeshjeve, pas orës 13:00!

Janë të ftuar të gjithë sportdashësit, familjarë, vullnetarë, dhe të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë një ditë sportive, klturore, por edhe të takohen me shoqëri, që të kalojmë një ditë sa më të mirë së bashku!

*
NJOFTIM!Ushqimi dhe pijet, në këtë raund, do të përgatitet nga përgjegjësit e fushës, e JO nga Liga Shqiptare! Mirëpo MISHI që do të servohet është I PËRZGJEDHUR nga përfaqësuesit e Ligës Shqiptare, në mënyrë që të ruajmë traditën tonë në të ushqyer!Lusim sportdashësit të respektojnë rregulloren e përfaqësuesëve të fushës, që të MOS sjellim ushqim tonin dhe pije me veti! Ju lusim për respektim dhe për mirëkuptim!Kryesi e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!
*

 

Adresa – për navigim, klikoni grafikën!

Urojmë lojë të mrekullueshme DERBI dhe FAIR PLAY, si deri më tash! Ndërsa mysafirëve dhe pjesëmarrësve një ditë të shkëlqyer në mesin e komunitetit tonë!

Ju mirëpresim!
Liga Shqiptare e Futbollit në Austri

 

 22. September 2018

Jul 082018
 

Në dy vende të ndryshme me qëllime të njëjta Liga Shqiptare e futbollit në Austri  si dhe Vllazrimi Cup në Durrër Edhe pse janë largë njëra me tjetrën lidhja në

[...lexo më shumë...]
 8. Juli 2018