Jul 092023
 

Të nderuar miq dhe dashamirë të sportit,

në sezonin pranverorë filluam me aktivitetin e Turneut, kurse në veçanti këtë vit, me rastin e disa festave të njëpasnjëshme, aktivitetet janë shtyrë për në vjeshtë. Tash, muajt korrik dhe gusht zgjojnë ëndrrat për pushimet verore.

Ne si pjesë e „diasporës“ këtë kohë e shfrytëzojmë për vizita familjare dhe për pushime, ashtu sipas interesit dhe dëshirës. Liga Shqiptare e Futbollit në Austri uron gjithë „diasporës“ shqiptare, qe muajt e verës t’i kaloni sa më mirë dhe të kënaqur!

Shpresojmë që në sezonin vjeshtor të takohemi të gjithë, shëndosh e mirë, në aktivitetet që ishin të parapara!

Verë të mbarë ju uron
Ekipi për informim i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri (A.J.)

 9. Juli 2023
Jun 282023
 
URIME FESTËN E KURBAN BAJRAMIT

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve musliman, ua uron Festën e Kurban Bajramit, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet! Me nderime! Ekipi për informim (A.J.)

[...lexo më shumë...]
 28. Juni 2023
Mai 052023
 
Pritet takimi i kryesisë

Pritet, që në ditët në vazhdim, të takohet kryesia për të planifikuar hapat e ardhshëm në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri të këtij viti. Me rastin e marrjes së

[...lexo më shumë...]
 5. Mai 2023
Apr 212023
 
Urime festën e Bajrammit

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve musliman, ua uron Festën e Bajramit, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet! Ekipi për informim (A.J.)

[...lexo më shumë...]
 21. April 2023
Suffusion theme