Jan 282024
 

 

Vetëm edhe dy vende të lira për TURNEUN TRADICIONAL në futboll, që Liga Shqiptare e Futbollit në Austri e organizon për nder të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Interesimi është mjaft i madh, prandaj VETËM PAGESAT E KRYERA mirren për bazë!
Informatat e nevojshme i publikojmë me kohë!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 


 

 

Turneu Tradicional në futboll, që të organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri për nder të përvjertorit të Pavarësisë së Kosovës, është caktuar të mbahet më 18.02.2024, në Vjenë, në SCHULSCHIFF (DONAUINSELPLATZ 1210 WIEN – GRG 21 Bertha von Suttner – Schulschiff)!

Pjesëmarrja për ekipet është 150€

Paraqitja e ekipeve përmes telefonit:

Pagesa mund të bëhet te anëtarët e lartëpërmendur, si dhe përmes pagesës në konton e Ligës Shqiptare!

Xhirollogaria e Ligës Shqiptare të Fultbollit në Austri

  • – Banka: MARCHFELDER BANK
  • – BIC: MVOGAT22XXX
  • – IBAN: AT074211045492830000

 

Ndeshjet e para pritet të fillojnë në orën 10:00, prandaj lusim të gjithë pjesëmarrësit, që të jenë rreth orës 9:30 në sallën ku do të mbahet turneu!

Përfaqësuesit e ekipeve DUHET të jenë në orën 9:30!

Ju urojmë suksese në gara dhe lojë fair play!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 

PLLAKATI I TURNEUT 02/2024

Ju urojmë suksese në gara dhe lojë fair play!

 

Përshkrimi i rrugës, PARKINGU për AUTOMJETE dhe SALLA E TURNIRIT, janë në google maps!

AUTO (PKW) PARKING / NAVIGATION: klick

TURNEU – SALLA  (google maps)

 28. Januar 2024
Nov 272023
 
UROJMË 28 NËNTORIN

Në emër të kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, urojmë të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, festën e 28 Nëntorit, me shpresën për një të ardhme edhe më

[...lexo më shumë...]
 27. November 2023
Suffusion theme