futbollishqip

Apr 162024
 

Pas një interesimi të madh të ekipeve në TURNEUN e muajit SHKURT, si dhe pas bisedave edhe me ekipe të reja, që nuk morën pjesë për shkak të numrit të kufizuar prej 16 ekipesh, kryesia e Ligës Shqiptare të Futbnollit në Austri mori këtë VENDIM!

VENDIM!

Më datën 12.05.2024 do të organizohen GARAT E KUPËS 2024, në „Barbara Stadion“, Prottes, në të cilat, përveç ekipeve në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, mund të marrin pjesë edhe ekipet e interesuara, për garën e ekipit më të mirë, i cili do ta fitojë kupën e veçantGARAT E KUPËS 2024!

 

Paraqitja e ekipeve përmes telefonit:

Pjesëmarrja për ekipet është 150€

Pagesa mund të bëhet te anëtarët e lartëpërmendur, si dhe përmes pagesës në konton e Ligës Shqiptare!
Xhirollogaria e Ligës Shqiptare të Fultbollit në Austri

  • – Banka: MARCHFELDER BANK
  • – BIC: MVOGAT22XXX
  • – IBAN: AT074211045492830000
  • – Arsyeja / Verwendungszweck: „Kupa 24 – Ekipi

Pëe detaje të tjera, do të njoftojmë me kohë!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 

 16. April 2024
Apr 102024
 

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve musliman, ua uron Festën e Bajramit, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet!

Ekipi për informim (A.J.)

 10. April 2024
Apr 082024
 

Në takimin e kryesisë, në të cilin ishin mysafir edhe disa përfaqësues të ekipeve, u shprech gatishmëria e tyre për pjesëmarrje në Kampionatin 2024 në futboll.

Afati i paraqitjeve mbetet i hapur, deri në plotësimin e numrit të paraparë nga kryesia.

Por, janë vetëm pak vende të lira, pasi që numri minimal është përmbushur, kështu që, ekipet që paraqiten më herët, marrin vendin në garat me sistem pikësh, pra në kampionat!

Sipas planifikimeve parashihet që Kampionati 2024 në futboll të fillojë më datën 05.05.2024, pasi që fusha tashmë është e rezervuar!

Paraqitja e ekipeve përmes telefonit:

ose te ndonjë anëtarë i kryesisë. Pas paraqitjes, vazhdojnë pagesat për mes kontos zyrtare të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

Falënderojmë ekipet e interesuara për pjesëmarrje në takimin e kryesisë, kurse ekipeve tjera, që dëshirojnë të marrin pjesë i lusim për vendime të shpejta, pasi që numri është i kufizuar!

 

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 

 8. April 2024
Apr 072024
 

Sot, në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, mbahet takimi i kryesisë, ku temë kryesore do të jetë KAMPIONATI 2024!

Në këtë takim do të shqyrtohet konkretisht pjesëmarrje e ekipeve për këtë vit në kampionat, si dhe do të prezantohen mendimet e ekipeve të interesuara për pjesëmarrje.

Takimi është caktuar për sot, e diel, në orën 10:00, më 07.04.2024, dhe do të mbahet në Vjenë, 1100!

Për detaje, vendime dhe mbarëvajtje të kampionatit, do të njoftojmë me kohë!

Ekipi për informim (A.J.)

 

 7. April 2024
Apr 022024
 

RTK, sonte, në programin e pasdites, në emisionin RTK Prime, do të ketë drejtpërdrejt bisedë me përfaqësues të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

 


Për ata që dëshirojnë të përcjellin intervistën „online“, mund të provojnë ndonjërin prej këtyre linçeve (vegëzave):

https://www.rtklive.com/sq/livestream/rtk1/

ose

https://video.gjirafa.com/rtk-live-1/rtk1

ose

https://video.gjirafa.com/embed/rtk1?autoplay=true&am=true&c=1&m=1

 


Me qenë se nuk janë në kanalet tona, dhe nuk i administrojmë ne, ju lusim që të keni mirëkuptim në rast se linçet bllokohen nga transmetuesi apo nga administratorë të tjerë! Liga Shqiptare vetëm ka përcjellë linçet (vegëzat) e mundshme për dashamirët e emisionit RTK Prime dhe Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!
Ju lusim për mirëkuptim!

 

Ekipi për informim (A.J.)

 

 

 2. April 2024
Suffusion theme