Apr 292024
 
Liga Shiqptare e Futbollit në Austri - Garat e Kupës 2024

Liga Shiqptare e Futbollit në Austri – Garat e Kupës 2024

 

VENDIM

Kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, në mbledhjen e djeshme (28.04.2024) të mbajtur në ambientin e Shoqatës „Afrim Zhitia“, mori këtë vendim:

  • Mbyllet para kohës së planifikuar paraqitja e ekipeve pjesëmarrëse
  • Vetëm ekipet që tashmë kanë kryer obligimit janë pjesëmarrëse
  • Ndihmohet TURNEU I FËMIJËVE (nxënësve)
  • Fëmijëve/Nxënësve u ofrohet hapësirë në „BARBARA Stadion“, Prottes
  • Fëmijët/Nxënësit ndihmohet edhe në organizim të garave
  • Bashkëpunohet me shoqatën „Afrim Zhitia“, që do të përkujdeset për ushqim
  • Shpallet FITUESI I KUPËS 2024 në Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri
  • Liga Shqiptare e Futbolit në Austri përkujdeset për ecurinë e garave

 

Duke parë interesin sportiv edhe të shpresave të reja, Liga Shqiptare do të ndihmojë shoqatën e mësuesve në Austri, për realizimin e suksesshëm të turneut të fëmijëve/nxënësve, si dhe do të bashkëpunojnë me Shoqatën „Afrim Zhitia“, e cila do të përkujdeset për ushqim, të dielën, më 12.05.2024.

Në këtë datë do të ketë aktivitete të ngjeshura, prandaj numri i ekipeve pjesëmarrëse kufizihet vetëm në ekipet që dëshironin të merrnin pjesë në Garat Kampionale 2024. Me këtë rast, për ekipet tjera, të paparaqitura, që dëshirojnë të marrin pjesë në Garat e Kupës 2024, i lusim për mirëkuptim, pasi që në këto gara nuk do të kenë mundësinë që të tregojnë forcat e tyre sportive në futboll!

 

 

 29. April 2024
Suffusion theme